• Ancelotti kthehet “Mbret”: Bayern im, perfekt!

    Publikuar: 22 Dec 7:12

    Kur thuhet që Carletto Ancelotti preferon kupën, duhet bërë një saktësim. Nuk bëhet fjalë vetëm për Champions League, por për sfidat e drejtpërdrejta dhe në ndeshjen më të rëndësishme në këtë fillim sezon Bayern Munich i tij jo vetëm që fitoi, por dominoi, nga fillimi deri në fund. Për vitin e gjashtë radhazi bavarezët e mbyllën fazën e parë si vendi i parë në Bundesliga.

    Thiago Alcantara was singled out for praise by the Italian manager after his first-half goal

    Sapo erdhi në Bavari, Ancelotti fitoi Superkupën, duke fituar në ndeshjen “teke” kundër Dortmund, jashtë fushe. Ka qenë trajneri i parë në historinë e lavdishme të klubit, në gjendje të fitojë 8 ndeshjet e para si trajneri i Bayern Munich. Disa barazime që pasuan në kampionat, të shtuara nga forma e shkëlqyer e Leipzig, shoqëruar me vendin e dytë në Champions League, kishin sjellë kritikat e para për italianin.

    Spanish midfielder Xabi Alonso was also name checked by Ancelotti after the match

    Specialistët gjermanë, ashtu si gazetat, bënin me gisht kundër zemërgjerësisë së Ancelotti karshi futbollistëve. “I jep shumë liri dhe ata nuk e shpërblejnë me paraqitje të denja në fushën e lojës,” shkruan “Bild”, ndërsa Jens Lehmann kishte thënë: “Futbollistët i shkelin këmbët njeri-tjetrit. Me Guardiola kjo nuk do të ndodhte kurrë.” Hija e Pep, që gjithsesi nuk u shmang kritikave gjatë 3 viteve në Mynih, nuk e ka shqetësuar Ancelotti, që mbajti qetësinë e zakonshme, duke fituar atëherë kur duhej.

    Bayern Munich celebrate during their 3-0 win over closest challengers RB Leipzig 

    Duke parë momentin negativ të Muller para portës kundërshtare, shumë kritikonin vendosjen 4-3-3, ku Thomas ishte i detyruar të bënte sulmuesin e krahut. Kundër Leipzig, Ancelotti zgjodhi ekuilibrin, duke lënë në stol Ribery dhe Muller, duke konfirmuar vendosjen 4-3-3, por pa lënë hapësira për kundërsulm. “Dikujt nuk do t’i pëlqejnë formacion im kundër Lepzig, – kishte paralajmëruar Ancelotti, – por unë punoj për Bayern dhe jo për një futbollist në veçanti.” Padyshim që rezultati i djeshëm i pëlqen të gjithëve, edhe atyre që nuk luajtën.

    Thiago Alcantara celebrates after opening the scoring at the Allianz Arena on 17 minutes

    Përpara fillimit të kampionatit titulli kampion për Bayern Munih jepej me siguri. 77% votuan në këtë mënyrë. Në nëntor, pas humbjes kundër Dortmund, një sondazh i “Bild” tregoi se vetëm 46% e gjermanëve do të vinin bast për Bayern kampion, por paraqitja e djeshme ka lënë të gjithë gojëhapur. Carlo është mbreti i Bundesligës.

    The 3-0 win ensured Bayern lead the Bundesliga heading into the month-long winter pause

    Trajneri italian nuk e ka fshehur lumturinë e tij: “U treguam menjëherë shumë agresivë dhe në saj të golit të shënuar në fillim patëm mundësinë të kontrollonim ndeshjen. Duhet të përmirësoheshim dhe u përmirësuam. Në veçanti, 30 minutat e para, ishin ashtu si i imagjinoja. U treguam perfekt, jam shumë i kënaqur.”

    It was a bitter pill to swallow for a Leipzig side used to winning matches 

    Hasenhüttl, trajneri i Leipzig, ngriti flamurin e bardhë: “Fituan me meritë, edhe në rezultatin e ndeshjes. Ishim me fat që humbëm vetëm 3-0 në fund të pjesës së parë. Ishte një leksion. Kemi luajtur kundër ekipit më të fortë. Urime për Bayern Munich.” Sepse të dominosh, atëherë kur të gjithë presin vetëm të fitosh është akoma më e bukur. I jep më shumë shije gjithçkaje. Kjo është arsyeja përse Carletto preferon sfidat e drejtpërdrejta. Eshtë një filozofi jete.

    [interaction id=”585c17e04f601b092922269a”]


    Lexo postimet e tjera