Champions League

Ancelotti mahnitet nga ky lojtar: E ardhmja është e tij!

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, lavdëroi sulmuesin unik të PSG-së, Kylian Mbappe, duke e konsideruar si superstarin e ardhshëm të futbollit botëror. Mbappe është ndër kandidatët për “Topin e Artë”, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe e ndihmoi PSG-në ta mbyllë me “tripletë” kombëtare sezonin e kaluar.

19-vjeçari ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit aktual, me tetë gola të shënuar në Ligue 1, duke përfshirë edhe një “poker” mahnitës kundër Lyon-it dhe dy gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja do të presë Napolin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Ancelotti lavdëroi Mbappe para përballjes së Parisit:

“Mbappe është një lojtar i mirë, shumë i shpejtë. Në fakt, ka shumë lojtarë të shpejtë, por diferenca është se Kylian mund të jetë edhe i shpejtë, edhe efektiv në të njëjtën kohë. Në çfarëdo që bën, ai është shumë i efektshëm. Mbappe është një djalosh që nuk ka frikë, një lojtar që nuk mendon për shfaqje boshe, shumë i drejtpërdrejtë. Ai është shumë i ri, por do të bëhet një yll në vitet e ardhshme”.

Napoli kryeson grupin C të Champions-it me katër pikë në dy ndeshje, një pikë përpara kampionit francez të PSG-së.

Më shumë nga Champions League