Connect with us

Bundesliga

Ancelotti mbyll merkaton: Vidal nuk preket!

“Janë lajme për t’u hedhur në plehra!” Nuk ka përdorur lojëra fjalësh dhe ka qenë shumë i qartë trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, në lidhje me zërat për një kalim të mundshëm të Arturo Vidal te Chelsea, gjatë merkatos së janarit. “Blutë” e Antonio Conte janë gati të investojnë menjëherë 60 milionë stërlina (70 milionë euro), të marra nga shitja e Oscar te Shanghai SIPG, për të blerë mesfushorin nga Kili, i cili ka punuar me Conte te Juventus dhe shihet nga italiani si përforcimi i duhur për mesfushën e ekipit të kryeson Premier League.

Vidal

Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me këtë çështje, nga pika e grumbullimit të Bayern Munich në Katar, Ancelotti i ka prerë shkurt diskutimet: “Jam lajme plehra. Nuk vlejnë asnjë grosh. Janë zëra të pabazuara në realitet.” Për të marrë Vidal, me të cilin Bayern ka një kontratë deri në vitin 2019, Chelsea është gati të paguajë 70 milionë euro, që përfaqësojnë dyfishin e shumës për të cilin lojtari kaloi nga Juventus në Mynih. “Nuk do të ketë prurje të reja dhe as largime nga Bayern gjatë merkatos së janarit,” – përfundoi Ancelotti.

 

Më shumë nga Bundesliga