Kampionatet në Europë

Ancelotti-Milan, tani është e mundur

Ideja e kthimit të trajnerit të dy triumfeve kuqezi në Champions qarkullon në kokën e Silvio Berlusconit prej kohësh, që në këtë pikë duket i vendosur të kërkojë më të mirën për sezonin e rimëkëmbjes së shumëpritur.

Ancelotti nis rrugën e kthimit te Milani: tani është e mundur. Prishja e pashmangshme e marrëdhënies me Real Madrid, që po përgatitet të përqafojë Rafa Benitez, ka rindezur shpresat e Silvio Berlusconit. Prej javësh trajneri nga Reggiolo është në kontakt me Adriano Gallainin, miku i përhershëm. Nga 2009-a dhe në vazhdim, domethënë qëkur Carletto vendosi të pranojë ofertën e Roman Abramovich, kontaktet e tyre kanë qenë të vazhdueshëm.

 

Si në momentet e mira (të shumta) mes Chelsea, PSG dhe Real, ashtu edhe në ditët e vështira. Dhe në këtë sezon të fundit Ancelotti në Madrid ka vuajtur pasojat e përkeqësimit të marrëdhënies me Florentino Perez. Aq sa tani rrezikon ta paguajë shtrenjtë eliminimin me Juventusin dhe humbjen e titullit në kampionat.

Ance

Foto: 5 nëntor 2001, Ancelotti kthehet te Milani si trajner

PROJEKTI – Ideja e kthimit të trajnerit të dy triumfeve kuqezi në Champions qarkullon në kokën e Silvio Berlusconit prej kohësh, që në këtë pikë duket i vendosur të kërkojë më të mirën për sezonin e rimëkëmbjes së shumëpritur. Edhe në deklaratat e fundit publike presidenti ka lënë të kuptohet se negociatat me investitorët aziatikë nuk e kanë shpërqendruar: do të merret personalisht me merkaton e ardhshme.

 

Si zëvendësues të Inzaghit ka zgjedhur njeriun ideal. Atë që tifozeria milaniste do më shumë. Jo rastësisht emri i tij është përfolur shpesh bashkë me atë të Antonio Conte, edhe për këtë të fundit fakti që drejton kombëtaren e Italisë i ka bërë gjërat më të vështira.

74163272JM001_UEFA_Champion

Foto: Në drejtim të Milanit Ancelotti ka fituar, ndër të tjera, 2 Champions, 1 kampionat dhe 1 Botëror për Klube

KONTRATA – Pas transferimit të tij në Madrid në verën e 2013-ës Carlo Ancelotti ka nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 7,5 milionë eurosh plus bonuse. Kështu, është i lidhur me madrilenët deri në 2016-ën. Për këtë arsye Milani ka shpresuar te mundësia e një shkarkimi të mundshëm. Përndryshe rikthimi i tij në Milanello do të ishte shumë i kushtueshëm, pa harruar gjithmonë se milanezët paguajnë aktualisht Clarence Seedorf dhe Pippo Inzaghin: për një kosto totale prej 9 milionë eurosh.

 

KLAUZOLA – Në rastin e një shkarkimi trajneri emilian mund të mbështetet te një dëmshpërblim prej 5-6 milionë eurosh. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet se në rast të një marrëveshjeje me Milanin për sezonin e ardhshëm mund të parashikohet një shpenzim jo më i lartë se 2,5 milionë euro. Një zgjidhje “low cost” për një trajner të këtij niveli.

Alternativat

Foto: Alternativat e tjera të Milanit, përveç trajnerit të Realit, janë Unai Emeri i Sevillas dhe Antonio Conte i Italisë

REFLEKTIME – Por, aspekti ekonomik ka rëndësi deri në një pikë të caktuar për një profesionist që ka kapur majat e futbollit europian në dekadën e fundit. Për ta bindur të bëjë këtë hap të madh Berlusconi dhe Galliani, ditët e fundit, duhet të kenë folur për një projekt ambicioz. Është akoma herët për ta konsideruar të sigurt këtë kthim të bujshëm në shtëpi, por kontaktet e fundit kanë qenë pozitive.

 

Për këtë arsye fjalët e Adriano Gallianit të martën nuk kanë qenë të rastësishme: “Do të bëjmë një merkato të madhe”. Një slogan për të tërhequr vëmendjen e tifozëve, sigurisht Ancelottit do t’i ketë dhënë disa detaje më shumë në lidhje me këtë fazë të re. Kjo shpjegon pse në Shtëpinë Milan, kohët e fundit, shihen vetëm fytyra të qeshura pavarësisht rezultateve të skuadrës së Pippo Inzaghit.

Real

Foto: Sezonin e kaluar Ancelotti ka fituar Championsin e tretë si trajner nën drejtimin e Realit

LIDHJA – Në këtë fazë kaq delikate administratori i deleguar kuqezi po mban në konsideratë edhe alternativa të tjera. Ose më saktë Antonio Conten, por mbi të gjithë Unai Emery. Trajneri i Sevillas që do të luajë finalen e dytë radhazi në Europa League. Mbeten këta emrat më të rëndësishëm, edhe pse në ambientin milanist ka nga ata që mbështesin me forcë Maurizio Sarrin e Empolit.

 

DISAVJEÇARE – Të tre, për një arsye ose për një tjetër, kanë nga një kontratë. Ndërsa, për Ancelottin gjithçka mund të ndodhë pa qenë e domosdoshme t’i kërkojë leje askujt. Kështu, në mënyrë indirekte miku Florentino Perez është duke i bërë një favor të madh Gallianit, që është në kërkim të një trajneri që jep garanci pas zhgënjimeve që kanë sjellë Seedorf dhe Inzaghi.

https://www.youtube.com/watch?v=dCUp_cLcbzQ

Milani është gati t’i ofrojë teknikut një kontratë disavjeçare. Por, në këtë pikë nuk janë diskutuar akoma shifrat me detaje. Gjithçka është akoma e paqartë, edhe pse dialogu Ancelotti-Galliani vazhdojnë prej një kohe të gjatë në lidhje me këtë çështje. Dhe duke se palët janë dakord në vija të përgjithshme. Tani nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të presim.

[total-poll id=26712]

Më shumë nga Kampionatet në Europë