• Ancelotti: Paràja nuk është gjithçka në futboll!

    Publikuar: 20 Dec 8:35

    Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka përgëzuar kundërshtarët e ardhshëm në Bundesligë, RB Leipzig, duke thënë se suksesi i tyre është shembulli se paràja nuk është gjithçka në futboll. Leipzig, i ardhur nga kategoria e dytë, është në vendin e dytë të Bundesliga, prej golaverazhit. pas kampionëve të Bayern Munich, pasi të dyja këto skuadra kanë humbur vetëm 1 dhe kanë fituar 11 nga 15 ndeshjet e luajtura në kampionat. Gjithsesi, suksesi i tyre nuk është mirëpritur nga të gjithë në Gjermani. Ngjitja e menjëhershme nga kategorita e pestë në elitë është bazuar te investimet e gjigantëve të pijeve energjetike “Red Bull”.

    Bayern Munich's Italian headcoach Carlo Ancelotti attends a press conference in Munich, southern Germany, on December 5, 2016, on the eve of the UEFA Champions League group D match between FC Bayern Munich and Atletico Madrid.  / AFP / CHRISTOF STACHE        (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

    Leipzig ka luajtur një futboll të mirë duke përdorur futbollistë të rinj, përfshi edhe lojtarin e Skocisë, Oliver Burke dhe Ancelotti e përgatit ekipin e tij për një sfidë të vështirë, ditën e mërkurë. Ai tha: “Na duhet të bëjmë një paraqitje të fortë. Do të luajmë kundër vendit të dytë në renditje. Leipzig është një skuadër e mirë, një ekip i ri që luan futboll me shumë entizuazëm. Paràtë nuk janë gjëja më e rëndësishme në futboll. Financimet e tyre janë të rregullta dhe suksesi i ka shtuar besimin, por mbi të gjitha fitoret i kanë arritur në fushën e lojës me një ekuilibër perfekt mes sulmit dhe mbrojtjes. Leipzig është shumë i rrezikshëm në kundërsulm dhe ne duhet ta dimë këtë.”

    ancelotti

    Carlo Ancelotti tha se ai nuk do të ndryshonte mënyrën e lojës së Bayern Munich. “Do të jetë një ndeshje perfekte për këdo që dashuron futbollin, – pohoi italiani. – Do të shohim dy ekipe që luajnë në stile të ndryshe. Ne do t’i qëndrojmë lojës tonë të zakonshme, pa harruar se duhet një mbrojtje solide si gjithmonë. Nuk do të heqim dorë nga sulm, por për ekipet e mia prioritet ka pasur dhe do të ketë mënyra si mbyllim hapësira.” Bayern Munich dhe Leipzig do të luajnë para pushimeve me sezonin që pritet të nisë më 20 janar.

    Leipzig are level on points with the usually dominant Bayern, and only trail on goal difference

    [interaction id=”585985bc6aeb91a16822f728″]


    Lexo postimet e tjera