Champions League

Ancelotti paralajmëron Realin: Gjithçka, që të fitojmë Champions-in

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” si kundërshtar kësaj here

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” si kundërshtar kësaj here, sepse shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve e ka vënë atë dhe bavarezët që drejton aktualisht kundër kampionëve të Europës në fuqi, Real Madridit. Ustai kundër çirakut, në njëfarë mënyre, sepse italiani i mirënjohur do të sfidojë ish-ndihmësin e vet te “Los Blancos”. Ancelotti e ka analizuar kështu përballjen kundër ish-skuadrës së tij:

“Unë e di shumë mirë se çdo të thotë Real Madrid. Ky do të jetë një ballafaqim shumë i vështirë. Për mua do të jenë dy ndeshje shumë të veçanta dhe emocionuese. Sot nuk ka sekrete për t’i fshehur njëri-tjetrit në futboll. Pres dy ndeshje shumë të vështira, por ne jemi shumë të sigurtë në çka kërkojmë: duam të fitojmë Champions-in. E di se do të jetë shumë e vështirë, por ne jemi të përgatitur që kjo të ndodhë.

E përsëris, Real Madridi është një kundërshtar shumë i vështirë, por edhe rivalët e tjerë të mundshëm nuk ishin të lehtë. Do të jetë emocionuese për mua të rikthehem në Madrid, por kjo është vetëm një lojë futbolli. Ne duam të jemi ekipi më i mirë. Drejtimi im i fundit në Madrid nuk përbën ndonjë avantazh. Madrilenët janë kampionët aktualë të Europës. Ata kanë një ekip, disa lojtarë dhe një trajner të madh.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League