Futboll

Ancelotti rrëfen çelësin e suksesit dhe zbulon ditën e tërheqjes përfundimtare

Gjatë prezantimit të librit “Demoni”, në ambientet e librarisë ‘La Feltrinelli’ në Napoli, ish-trajneri i Milan, tashmë në drejtimin e Napolit, Carlo Ancelotti ka rrëfyer çelësin e tij për rrugën drejt suksesit, por njëherësh duke zbuluar edhe ditën kur do t’i japë lamtumirën detyrës së trajnerit.

“Këtu te Napoli jam vërtetë mirë, asnjë demon, përkundrazi, jetoj si Zot. Cili është sekreti im drejt suksesit? Dëshira për të stërvitur, për të bërë atë që dashuroj dhe me një pasion të palodhshëm. Kur punohet në grup, është thelbësore të përfshihet i gjithë stafi dhe në këtë mënyrë të përmirësohen marrëdhëniet e punës dhe ato njerëzore. Do të ndalem vetëm atëherë kur stresi të dalë jashtë kontrollit”, deklaroi Ancelotti.

Më shumë nga Futboll