Kampionatet në Europë

Ancelotti shënon menjëherë diferencën me Sarrin: Napoli luan për titull!

Duket se një shekull ka kaluar që nga momenti kur fjala “Scudetto” që iu dorëzua çdo interviste, ndërsa Maurizio Sarri përgjigjej me një të qeshur. Megjithatë, Napoli e tij ishte atje, për të luftuar me Juventusin, por nuk kishte asnjë mënyrë për të lejuar që ai të pranonte se ekipi blu ishte aq i strukturuar, apo më shumë, i ndërtuar për të synuar titullin.

Merkatoja, historia, përbërjae ekipit, fuqia: çdo gjë erdhi në fjalimet e Sarrit, kur ai arriti të gjurmojë një brazdë të thellë midis objektivave të programit të të dy klubeve. Dukshëm, një mendim të tillë nuk e bashkëndante me prtesidentin Aurelio De Laurentiis, i cili ia përmendi qartësinë e objektivave, si një nga arsyet e mundshme të lamtumirës.

E pra, pasuesi i Sarrit, Carlo Ancelotti, ka shpenzuar shumë pak kohë për të përmbysur perspektivat e Napolit. Të gjitha të vënë në letër, në faqen e zyrtare të klubit, pa hezitim, fjalët janë të qarta: “Në Trentino për njëzet ditë pune intensive, të cilat do të shërbejnë për të hedhur themelet dhe për të përgatitur një projekt sportiv, që ka si objektiv pushtimin e titullit”.

Eshtë e kuptueshme, sepse Carlo Ancelotti shkoi në Napoli për të shijuar peizazhin e Gjirit, por për të bëhë atë kapërcimin e madh. Edhe pse, ndërkohë, Juventusi po merr Ronaldon, si konfrimim i objektivit të qëndrueshëm bardhezi, mbizotrimi total në Seria A dhe ndryshim marrshi në Ligë e Kampionëve.

Më shumë nga Kampionatet në Europë