Bundesliga

Ancelotti: “Unë në Kinë? Është shaka!”

“Preferoj të flas për gjëra serioze, kjo është një shaka. Problemi është që shumë e kanë marrë seriozisht…”. Carlo Ancelotti e komenton kështu deklaratën e ish-mesfushorit Mario Basler, sipas të cilit, trajneri italian do të transferohet gjatë merkatos së janarit drejt një klubi në Superligën kineze, për të cilin ka firmosur një kontratë shumë të majme. Kjo deklaratë e Ancelotti mbërrin vetëm pak orë para debutimit të këtij sezoni të Bayern Munich në Champions League, në ndeshjen ndaj Anderlecht.

Në konferencën për mediat, të dhënë në vigjilje të ndeshjes ndaj Anderlecht, Ancelotti deklaroi: “Bayern është më i fortë, kushdo që ka ardhur ka rritur cilësitë e skuadrës, por kemi nevojë për kohë. Pas humbjes kundër Hoffenheim duhet të bëjmë kujdes, është e rëndësishme për ne të luajmë mirë. Fjalët e Lewandowski? Nuk duhet të qartësoj asgjë me atë”. Ndërkohë, pas disfatës në Bundesligë, edhe Nouer synon reagimin e ekipit: “Duam të tregojmë një tjetër fytyrë, është e qartë. Humbëm një ndeshje, por tani duhet ta harrojmë dhe të kthejmë faqe”.

Më shumë nga Bundesliga