Kampionatet në Europë

Ancelotti: Verratti e përdori Barçën për të përmirësuar kontratën e tij

Karriera e shkëlqyeshme e Carlo Ancelottit përfshin trajnimin e ekipeve më të mira në Europë dhe, për rrjedhojë, ka pasur “nën armë” lojtarët më të mirë në botë. Midis tyre, Verratti, të cilin e pati mundësinë ta udhëheqë te PSG. Lidhur me kalimin e lojtarit italian te Barcelona verën e kaluar, çka nuk u materializua, trajneri foli në një intervistë të gjerë në “Le Figaro”, përpara sfidës PSG-Bayern Munich, të së mërkurës.

“Nuk më pëlqejnë ato gjëra, ato lloj sjelljejesh. Gjatë merkatos, shumë lojtarë duan të largohen, por nuk e di nëse duan me të vërtetë të largohen nga klubi, apo të përmirësojnë kontratën e tyre”, – tha Ancelotti për të përditshmen franceze. Por, intervistuesi nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e hapur, të dhënë nga trajneri i Bayernit dhe theksoi: “Edhe Verratti? Po, donte të përmirësonte kontratën e tij, e njoh atë”, – tha Ancelotti duke qeshur, në prag të kthimit të tij në “Parque de los Príncipes”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë