Kampionati Shqiptar

Anderlecht zyrtarizon blerjen e talentit shqiptar

Klubi më i madh i Belgjikës, Anerlecht, ka zyrtarizuar blerjen e 21-vjeçarit shqiptar Kristal Abazaj nga skuadra e Luftëtarit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi belg me një komunikatë të bërë në faqen e skuadrës në internet.

“Jemi shumë të lumtur që një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar ka zgjedhur të nënshkruajë me ne. Jemi të sigurt që ai do të tregojë të gjitha cilësitë e tij me skuadrën tonë. Mirë se erdhe, Krisatl!”, ka qenë mesazhi i Anderlecht.

Vetë lojtari ka thënë: “Anderlechet është një klub shumë i madh dhe shumë i njohur edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që do të kem mundësinë të zhvillohem te ky klub dhe pres me padurim që të filloj”. Abazaj ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me opsion për një vit të katërt.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar