Mundje

Andre “Gjiganti”, rekordi i wrestler-it që piu 119 birra në 6 orë

Për disa, ai është luftëtari më i madh i të gjitha kohërave, për të tjerë konsiderohet si mrekullia e tetë në botë, për të gjithë ishte André Gjiganti, me emrin në origjinë André René Roussimoff. Një burrë 2. 26 metra i gjatë dhe me peshë më shumë se 200 kg, i bërë protagonist i kronikave të shumta jo vetëm se ishte mundësi/wrestleri i parë që u bë pjesë e bulevardit të famës në Hollywood “Hall of Fame”, por edhe për një tjetër arritje të tij epike. Andre Gjiganti arriti të pijë plot 119 birra në vetëm 6 orë, duke fituar titullin e “Konsumatorit më të madh në histori”, sikurse kujton portali  “birranotizie.it”.

Dëshmitë konfirmojnë se Andre "Gjiganti" është konsumatori më i madh i birrës në histori.

Dëshmitë konfirmojnë se Andre “Gjiganti” është konsumatori më i madh i birrës në histori.

Në kuadër të një takimi mes legjendave të Wrestling, Mike Graham ka treguar që André, një herë piu 156 kriko birre në vetëm një natë, episod ky i konfirmuar edhe nga Dusty Rhodes, sikurse dhe nga Lillian Ellison në autobiografinë e saj, “The Fabulous Moolah”. Dyshimi i vetëm qëndron mbi numrin e saktë të birrave të konsumuara: Ellison shkruan: “André konsumoi 127 birra në barin e një hoteli në Reading dhe më pas e zuri gjumi hollin e hotelit. Stafi i hotelit nuk arriti ta zhvendosë dhe të gjithë u detyruan të presin deri sa të zgjohej nga gjumi”. Një anekdotë kjo aq e rrallë dhe mbresëlënëse, sa edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga vdekja e Andre Gjigantit, kujtohet me simpati dhe me çudi.

Andre "Gjiganti" dhe legjenda e boksit, Muhammed Ali.

Andre “Gjiganti” dhe legjenda e boksit, Muhammad Ali.

Më shumë nga Mundje