Connect with us

Futboll

Andrea Agnelli, “Mbreti” i ardhshëm i klubeve europiane!!!

Andrea Agnelli, “Mbreti” i ardhshëm i klubeve europiane!!!

Sido që të shkojë, javët e ardhshme, do të shënojnë një ndryshim në marrëdhëniet mes Andrea Agnelli dhe Juventus. Nga problemet që vijnë nga hetimet në lidhje me përfshirjen e kriminelëve, mes tifozerisë së Juventus, vëmendja e tij përqendrohet Nion të Zvicrës, atje ku i ka zyrta Shoqata e Klueve Europiane, e cila prej disa kohësh ka marrë vendin e G-14, e cila u shpërbë. Emri i Agnelli është mes kandidaturave kryesore për të përfaqësuar ekipet europiane.

Agnelli mund të jetë kryetari i shoqatës me 220 klube në të gjithë botën dhe kjo mund të shërbejë edhe si simbol i peshës që Juventus ka filluar të ketë në Europë, me dy finale në tre vitet e fundit

Karl-Heinz Rummenigge, administratori i deleguar i Bayern Monaco, ka hequr dorë publikisht nga roli i presidentit të shoqatës, të cilin e mbulonte që nga viti 2008. Më 5 shtator në Gjenevë do të bëhen zgjedhjet e reja dhe Andrea Agnelli, për befasinë e të gjithëve, është në avantazh sipas asaj që thonë anëtarët e bordit. Nga Spanja, sinalizojnë se kandidatura e Josep Maria Bartomeu, numri 1 i Barcelonës, ka humbur shumë pikë për mënyrën si katalanasit duan të marrin Coutinho dhe Dembele.

Image result for andrea agnelli

Pra, pas një muaji, Agnelli mund të jetë kryetari i shoqatës me 220 klube në të gjithë botën dhe kjo mund të shërbejë edhe si simbol i peshës që Juventus ka filluar të ketë në Europë, me dy finale në tre vitet e fundit. Kjo shoqatë ka vendosur t’i shpallë luftë presidentit të Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi, pas 222 milionë eurove të shpenzuara për Neymar. Ka pasur disa klube që po mendojnë ta padisin klubin francez në UEFA.

Më shumë nga Futboll