Moto GP

Andrea Dovizioso triumfon në Austri, Marquez i dyti

Çmimi i Madh i Austrisë është fituar nga piloti italian i Ducati, Andrea Dovizioso, i cili ka arritur të mposhtë spanjollin e Honda, Marc Marquez, i cili vazhdon të kryesojë renditjen e pilotëve me 174 pikë. Dy pilotët i kanë dhënë jetë një lufte të jashtëzakonshme, me “Dovi”-n që ka arritur të fitojë në kthesën e fundit për shkak se Marquez ka dalë gjerë në kthesë pasi e kishte parakaluar italianin. Kjo ka qenë gara e tretë e fituar nga piloti i Ducati-t, i cili pozicionohet në vendin e dytë të renditjes së pilotëve me 158 pikë, tetëmbëdhjetë larg Marquez.

Për sa i takon pjesës tjetër, podiumi është kompletuar nga piloti tjetër i Honda-s, Pedrosa, ndërsa pas krahëve të tij është renditur shoku i skuadrës i Dovizioso-s, Jorge Lorenzo. Ka qenë një garë zhgënjyese për “Doktorin” Valentino Rossi, i cili ka bërë një start shumë të mirë, por e ka mbyllur Çmimin e Madh të Austrisë në vendin e shtatë, pozicioni nga është nisur në start. Gjithsesi, legjenda italiane është akoma në garë për tiullin, i pozicionuar në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, 33 pikë larg Marquez. Gara e ardhshme do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, në cirkutin e Silverstone, më 27 gusht.

Më shumë nga Moto GP