Moto GP

Angel Nieto, ndahet nga jeta legjenda e “12+1”

Bota e motorëve është në zi. Angel Nieto nuk ia ka dalë. Legjenda, 13 herë kampion i botës, është ndarë nga jeta pas aksidentit rrugor të ndodhur 26 korrikun e kaluar në Ibiza.

Sot ai ishte operuar me urgjencë, për shkak të dëmtimit cerebral. Ndërhyrja ka zgjatur një orë e gjysmë. në fillim gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme, por më pas është përkeqësuar.

Në historinë e Botërorit të Motorëve, ai do të mbahet gjithmonë mend për numrin e madh të titujve të fituar: plot 13, madje “12+1” siç i pëlqente të thoshte, sepse ishte supersticioz. I dyti vetëm mbas Giacomo Agostinit, që për momentin mbetet i paarritshëm me 15 tituj. Angel Nieto Roldan, ka lindur në Zamora, më 25 janar të 1947-ës.

Më shumë nga Moto GP