Futboll

Anglezët dhe spanjollët diktatorë financiarë të futbollit, Milan qëndron mbi Inter

Agjencia “CIES Football Observatory” ka publikuar klasifikimin e klubeve europiane, të renditura sipas vlerës së tyre me bazë në koston e kartonëve të futbollistëve në përbërje të kontigjentit të tyre. Një klasifikim i udhëhequr masivisht nga klubet angleze dhe ato spanjolle, të pasuara më pas nga PSG përfaqësues kryesor i kampionatit francez, si dhe klubet italiane të kryesuara nga Juventus.

Rezultate imazhesh për manchester city tottenham 2017

  1. Manchester City(1,196 miliardë euro)
  2. Tottenham(1,173 miliardë euro)
  3. Barcellona(1,130 miliardë euro)
  4. Chelsea(1,044 miliardë euro)
  5. Manchester United(919 milionë euro)
  6. Real Madrid(903 milionë euro)
  7. Liverpool(901 milionë euro)
  8. Psg(864 milionë euro)
  9. Atletico Madrid(800 milionë euro)
  10. Juventus(743 milionë euro)

Rezultate imazhesh për barcelona real madrid 2017

Mes klubeve italiane Juventus pasohet nga Napoli në vend të 11-të me vlerë 721mln euro, Roma në të 15-tin me vlerë 595mln euro. Milan, me një vlerë të përllogaritur në shumë 457 milionë euro ka një vlerë më të lartë se Inter që renditet një vend më poshtë, në pozicion të 18-të, me vlerë totale 445mln euro. Futbollisti më i shtrenjtë në kontigjentin kuqezi është portieri Gianluigi Donnarumma, me vlerë të përllogaritur në shumën 59 milionë euro.

Më shumë nga Futboll