• Anglezët e West Brom favoritë për shërbimet e Gabbiadini

    Publikuar: 11 Jan 8:57

    West Brom ka dalë si ekipi favorit për të transferuar sulmuesin e shumë-kërkuar  gjatë kësaj merkatoje të janarit Manolo Gabbiadini. Ashtu si raportohet orët e fundit klubi anglez ka gjetur akordin me Napolin për sulmuesin. Gabbiadini me shumë siguri do largohet nga napolitanët pas një sezoni të vështirë që po kalon duke mos gjetur hapësirat e nevojshme në formacionin e Sarrit me 19 ndeshje dhe pesë gola të shënuar.

    Image result for manolo gabbiadini

    Raportohet se edhe Southampton ka pasur interes të transferojë sulmuesin, por sipas gazetta.it, një shifër rreth 20 milionë euro është pranuar nga drejtuesit e Napolit. Trajneri i West Brom Tony Pulis kërkon me çdo kusht t’i shtojë kualitetet e sulmit të ekipit të tij dhe Gabbiadini thuhet se është lojtari i duhur. Gjithsesi, nëse operacioni nuk mbyllet me sukses, ekipi gjerman Wolfsburg është në pritje për ta rrëmbyer.


    Lexo postimet e tjera