Futboll

Anglia dhe Brazili “harrojnë” spektaklin dhe kënaqen me barazimin

Anglia dhe Brazili kanë barazuar në Wembley dhe duhet thënë se të gjithë prisnin më tepër nga dy formacionet e yjeve. Të paktën Brazili luante me yjet, ndërsa Anglia, ashtu si në ndeshjen ndaj Gjermanisë ka luajtur me një formacion të përbërë kryesisht nga të rinj që po shfaqen mirë në sezonin e ri të Premier League. Normalisht, kjo do të thotë se Brazili ishte ekipi që kontrollonte ndeshjen dhe si pasojë ka krijuar mundësitë më të mira për të shënuar.

Por zero gola, si në njërën portë, ashtu edhe në tjetrën. Edhe anglezët kishin dy-tre raste që mund të ishin shfrytëzuar më mirë, por Brazili me Jesus dhe Willian duhet të kishte shënuar, por ishte gjithmonë pasi i fundit ose goditja drejt portës e pasaktë. Pritej shumë, por u dha pak. Mbase nëse Anglia do të kishte pasur ekipin që do të përdorë në Kupën e Botës ndeshja do të kishte qenë më argëtuese, por sot, në Wembley, gjithçka linte për të dëshiruar, përveç disa momenteve shumë të pakta magjike nga brazilianët.

Më shumë nga Futboll