Connect with us

Futboll

Anglia rikthen në kombëtare sulmuesin 34-vjeçar

Sulmuesi i Sunderland Jermain Defoe është rikthyer në kombëtaren angleze. 34-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen kudër Kilit në dhjetor të vitit 2013. Edhe dy lojtarët e Southampton Nathan Redmond dhe Ward-Prowse janë të përfshirë, ashtu siç është edhe sulmuesi i Manchester United Marcus Rashford

Sulmuesi i Sunderland Jermain Defoe është rikthyer në kombëtaren angleze. 34-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen kudër Kilit në dhjetor të vitit 2013. Edhe dy lojtarët e Southampton Nathan Redmond dhe Ward-Prowse janë të përfshirë, ashtu siç është edhe sulmuesi i Manchester United Marcus Rashford. Ekipi i Gareth Southgate do të ndeshet me Gjermaninë më 22 mars përpara sfidës kualifikuese kundër Lituanisë në “Wembley” më 26 mars.

England squad announcement: Jermain Defoe in, Theo Walcott out as Gareth Southgate springs surprises

Mesfushori i West Brom Jake Libermore, i cili bëri paraqitjen e tij të vetme ndërkombëtare kundër Italisë në vitin 2012, është përfshirë. Mbrojtësi i Burnley Michael Keane dhe sulmuesi anësor Michail Antonio janë dy lojtarë të tjerë të rinj që janë përfshirë në skuadrën angleze. Luke Shaw, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje për United që prej dhjetorit, dhe mesfushori i Everton Ross Barkley janë gjithashtu të përfshirë.

Më shumë nga Futboll