RUSI 2018

Anglia zbulon fanellën që do të veshë në Kupën e Botës

Më poshtë keni fanellën që do të veshin të besuarit e Gareth Southgate në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi gjatë qershorit dhe korrikut.

Stili i fanellave është një rikthim i kohëve tradicionale, me Nike që ka hequr dorë nga dizajni me mëngët ndryshe që kishte përdorur herën e fundit.

Fanella e parë normalisht që do të jetë e bardhë, me emblemë blu dhe logon e Nike. Si gjithmonë fanella e dytë do të jetë e kuqe.

Pantallonat dhe çorapet janë rikthyer te ngjyra blu e errët dhe e bardhë ndërsa fanellat e dyta në të bardhë dhe të kuqe.

Dizajni i ri është konfirmuar nga vetë Federata Angleze gjatë pasdites së mërkurë. Ato do të vishen për të parën herë muajin tjetër kur të ketë miqësore të përfaqësueseve.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018