Futboll

Ante Firic, misteri i vdekjes së huliganit famëkeq kroat!

Ka humbur jetën në rrethana misterioze dhe ende nën hetim, huligani më famëkeq kroat, Ante Firic, që u bë i famshëm sidomos për trazirat në derbin mes Partizan Beogradit dhe Crvena Zvezdës, sezonin e shkuar. Firic, me një të shkuar edhe si boksier, u kamuflua bashkë me katër huliganë të tjerë kroatë në një nga tribunat e tifozerisë vendase, pra “Grobari”, duke u kuptuar. Huliganët serbë kanë përdorur dhunë ndaj tij, teksa ndërhyrja e policisë shmangu tragjedinë, që ka ardhur pikërisht tani…

Një tragjedi enigmatike, e ndodhur në autostradën A3 pranë Ivanic Grad, teksa Firic bashkë me dy shokë ishin nisur nga Osijeku për të blerë një makinë. Policia ka shkuar në vendngjarje në mëngjesin e ditës së enjte, teksa ka gjetur të shtrirë pa jetë huliganin, i cili ishte shtypur nga tre makina që kalonin në atë aks rrugor. Sinjalizimi u bë nga një shok i huliganit, që është marrë në pyetje.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga ana e policisë, pasi kanë debutuar ashpër dhe për shkak të sjelljes së tij shpesh të dhunshme, Firic, që udhëtonte me dy miqtë, është lënë i vetëm në mes të autostradës. Nuk dihet nëse në gjendje të pirë, apo thjesht sepse bënë fjalë.

Ndërsa miqtë e tij vazhduan rrugën, për të shkuar në destinacion, Firic ka dashur të kalojë në anën tjetër për të gjetur një makinë të kthehej në shtëpi, por aty ka ardhur përplasja e parë, më pas e dyta dhe në fund e treta, që ishte fatale, pasi i kapi kokën dhe gjymtyrët.

Një vdekje makabër për tifozin e Hajduk Splitit, që më parë kishte dhe precedentë penalë, për ushtrim dhune. Madje, ai u depërtua nga Serbia në Kroaci, duke marrë edhe espuls për pesë vite në shtetin serb, për ngjarjet e ndodhura në stadiumin “Hum” të Beogradit, në derbin e zjarrit.

Më shumë nga Futboll