Kampionati Shqiptar

Anti-Korabi / Partizanit i rikthehet Batha, mungon Malota

Partizani ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit, në program për t’u zhvilluar ditën e diel, ora 17:30, në “Selman Stermasi”. Pas psuhimit njëditor, grupi i plotë i lojtarëve të kuq ka kryer në orën 14:00 seancën stërvitore. Në kompleksin sportiv “Tirana Internacional”, nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Idriz Batha rikthehet, pasi ka shlyer pezullimin, ndërkohë që mbrojtësi Malota rezulton mungesa e radhës, si pasojë e skualifkimit. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës, në program orën 14:00. Ballafaqimi ndaj Korabit do të jetë edhe ndeshja e fundit, që skuadra do të luajë në shtëpi për këtë sezon futbollistik.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar