Futboll

Antonio Conte flet për rikthimin e tij te Italia

Antonio Conte flet për rikthimin e tij te Italia

Në prag të ndeshjes jashtë fushe të Chelsea ndaj WBA, Antonio Conte nuk ka mundur të shmangë pyetjet për dështimin e Italisë së Ventura në eliminatoret e “Rusi 2018”. “Nuk është një moment i mirë për futbollin italian, – tha trajneri i “bluve”. – Të mungosh në Kupën e Botës pas 60 vitesh është një shkatërrim dhe të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është futbolli në Itali. Por kjo ka ndodhur dhe tani i takon Federatës të gjejë një zgjidhje për të përmirësuar këtë situatë.”

Kandidati numër 1 për të marrë drejtimin e ekipit pas Venturës është me siguri Carlo Ancelotti, edhe pse ka pasur zëra se ekipi mund t’i besohet përkohësisht Di Biaggo-s dhe në pritje të emërimit të Antonio Conte në qershor. “Ka shumë zëra dhe lajme, – nënvizoi Conte. – Mendoj se tani është e komplikuar. Momenti nuk është i lehtë. Ka shumë zëra dhe diskutime, por mendoj se Federata ka nevojë për pak kohë që të gjejë zgjidhjen e duhur për krizën që po kalon futbolli italian.”

Më shumë nga Futboll