Futboll

Antonio Conte i inatosur, dy refuzime nga Seria A për Chelsea

Pas humbjes 2-3 në ndeshjen e parë të Premier League ndaj Burnley, trajneri i Chelsea, Antonio Conte kërkon përforcime urgjente, duke parë edhe mungesat e shumta që ka në skuadër. Por sot, mediat britanike bëjnë me dije se skuadra kampione e Anglisë ka marrë dy refuzime nga Seria A, për dy lojtarë që trajneri italian i kërkon me çdo kusht. Skuadra e Juventusit ka refuzuar sot një ofertë me vlerën e 80 milionë eurove për anësorin Alex Sandro, të cilin Conte e vlerëson shumë dhe pret me insistim. Edhe pse “blutë” e Londrës e rritën me 10 milionë ofertën e parë, sërish skuadra kampione e Italisë ka refuzuar, duke deklaruar se braziliani nuk është në shitje.

Nga ndeshja Juve-Torino, Beloti dhe Alex Sandro ne aksion

Një tjetër refuzim nga ardhur nga skuadra e Torinos, që ka kthyer gjithashtu pas një ofertë për sulmuesin e saj Andrea Belotti. “Ai është një simbol për ne dhe nuk duam ta shesim në asnjë mënyrë”, ka thënë sot për mediat drejtori sportive i Torinos, marco Bonetto. “Nuk është çështje parash, por nderi për ne, pasi Belotti është një idhull për tifozerinë”, ka thënë më tej drejtuesi i skuadrës “granata”. Gjithë këto refuzime kanë bërë që trajneri Antonio Conte të jetë me dhimbje koke, pasi duket se askush nuk preferon të vijë në Londër te skuadra kampione edhe pse ka ende dy javë kohë deri në mbylljen e merkatos së verës për të sistemuar skuadrën.

Më shumë nga Futboll