Connect with us

Futboll

Antonio Conte: “Mos i tregoni gruas time përse më pëlqen të trajnoj”

Antonio Conte është aktualisht 47 vjeç dhe nuk ka aspak ndërmend të ndalë karrierën si trajner futbolli. Menaxheri i Chelsea-t ka si model legjendarin e Manchester United, Sir Alex Ferguson-in, i cili e la profesionin e trajnerit në moshën 72 vjeçare. Ndërkohë ish-trajneri i Juventus-it dhe Italisë Conte mendon të jetë në drejtim skuadre edhe për një tjetër dekadë.

 

“Sir Alex Ferguson është një shemull i mirë për mua. Kur shikoj atë apo Arsen Wenger-in, janë dy njerëz të jashtëzakonshëm, dy supermenaxherë. Nuk pretendoj se do të kem të njëjtën karrierë, por do të vazhdoj të jem trajner edhe për 10 vitet e ardhshme. Futbolli është jeta jonë. Kur vendos të bësh një punë të tillë, e zgjedh sepse të pëlqen të mbash presionin. Në momentin që presioni mungon ne nuk ndihemi mirë. Preferoj që gruaja ime të mos e dëgjojë këtë”, tha trajneri i Chelsea-s për SRF Sport.

Më shumë nga Futboll