Futboll

Antonio, sorry! Matic i është ofruar Barcelonës

Një serb në skuadrën e çmendurisë futbollistike! Kjo “djeg” shumë për ne, tifozët shqiptarë, por duhet të presim deri në verë për të kuptuar nëse është një lajm i vërtetë. Çfarë ka ndodhur? E thjeshtë: trajneri Antonio Conte me siguri që do të duhet të blejë një mesfushor të ri te Chelsea, sepse Nemanja Matic pritet të largohet. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, ai i është ofruar Barcelonës dhe nuk do të rinovojë me londinezët. Ups, Antonio!

Hierarkia katalanase aktualisht po kërkon për një zëvendësues të mesfushorit Sergio Busquets dhe Matic i plotëson të gjitha kushtet. Drejtori i merkatos ndërkombëtare, Robert Fernandez, e njeh 28-vjeçarin që nga koha kur ky i fundit luante te Benfica. Chelsea po kërkon të rinovojë me Matic-in – kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2019 – por përfaqësuesit e lojtarit duan të përfitojnë një marrëveshje me më shumë fitime. Diçka rutinë (blof), apo …

Më shumë nga Futboll