Kampionati Shqiptar

Apeli vë dorën në zemër, amniston Tiranën dhe Gentian Muçën

FSHF-ja fillon të amnistojë dënimet që vetë ka dhënë për klube dhe individë të ndryshëm. Me mbarimin e sezonit kombëtar futbollistik, është angazhuar Komisioni i Apelit, që të reduktojë në masë ndëshkimet e Disiplinës. Konkretisht, për Tiranën

FSHF-ja fillon të amnistojë dënimet që vetë ka dhënë për klube dhe individë të ndryshëm. Me mbarimin e sezonit kombëtar futbollistik, është angazhuar Komisioni i Apelit, që të reduktojë në masë ndëshkimet e Disiplinës. Konkretisht, për Tiranën, që u “fshikullua” pas derbit të fundit me Partizanin, ku u shfaqën dukshëm shenjat e dhunës, është vënë dora në zemër. Nuk dihet si do të ndihet klubi i kuq, i cili e ka vuajtur jo pak dënimin e organeve juridike të federatës.

13227606_1701508613438587_5488622108964152612_o

Mjafton të kujtojmë se mbrojtësi Liridon Ibrahimi, për një ofendim të zyrtarit të ndeshjes, u pezullua 8 javë dhe e kreu tërë dënimin. Në kahun tjetër, Gentian Muça i Tiranës u përjashtua 1 vit nga aktiviteti, por Apeli e ka reduktuar këtë masë në 6 javë pezullim. Po kështu, ka përmbysur edhe vendimin e Disiplinës për dënimin e tifozërisë bardheblu. Më konkretisht, në vendimet e marra nga ky komision, thuhet: “Në mbledhjen e datës 1 qershor për shqyrtimin e kërkesave ankimore të KF Tirana kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës, së datës 11.05.2016, Apeli vendosi: Ndryshim e pikës 1 të vendimit të Komisionit të Disiplinës, si më poshtë:

KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, dënohet me 2 ndeshje pa spektatorë, si pritëse. Kërkesa ankimore e lojtarit të KF Tirana, Gentian Muça, u morn ë shqyrtim dhe Apeli vendosi: Ndryshimin e pikës 10 të vendimit të Komisionit të Disiplinës, datë 11.05.2016. Gentian Muça, për ofendim ndaj një grupi personash, pezullohet 6 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet me 100.000 lekë. Ai paralajmërohet se në rast përsëritjeje të shkeljeve, masat displinore do të përshkallëzohen.”

 

[interaction id=”56e5830f518248f65e908a96″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar