Basketboll

Apolonia kërcënon FSHB: Në Grupin A meritojmë të luajmë ne ose ankimim në FIBA

Pas deklaratës së kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) se do të organizojë një tur paraeliminator për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra e gjashtë do të luajë në Grupin A, në vend të Goga Basket, e tërhequr, ka ardhur reagimi i klubit Apolonia. Skuadra fierake i dërgohet FSHB-së me një letër të hapur, ku shprehet se sipas rregullores i takon asaj të luajë në Grupin A, mes më të mirave, pa patur nevojë që të organizohen ndeshje shtesë.

Në një shkresë zyrtare që klubi Apolonia i drejtohet FSHB_së, shprehet: “Ne jemi pala e prekur dhe na del si detyre t’ju informojmë në lidhje me disa detaje që ndoshta nuk i dini. Ne jemi ekipi i vendit të dytë në Grupin B për sezonin e kaluar 2017-2018. Si rrjedhim kemi luajtur në play-out me Vllazninë për t’u futur në Grupin A, por nuk mundëm të fitonim. Në situatën e krijuar ku Goga Basket është tërhequr nga kampionati, sipas rregullores na takon ne të ngjitemi në Grupin A. Në rast se kjo e drejtë do të na hiqet do ndjekim rrugën ligjore, duke i drejtuar një e-mail FIBA-s për ta vënë në dijeni për çfare po ndodh dhe më pas do të ndjekim hapat e tjerë, sipas ligjeve në fuqi”.

Ja vendimi qe ka marre kryesia e FSHB-se

Më pas, klubi fierak i kujton Federatës Shqiptare të Basketbollit: “Në sezonin 2017-2018, në kategorinë e meshkujve ka ndodhur i njëjti precedent dhe pas shkrirjes se ekipit Ardhmëria Basket, është pyetur ekipi i Flamurtarit nëse ishte i gatshëm të vazhdonte të luante në Grupin A, pasi ishte renditur i fundit në këtë grup. Pasi ekipi i Flamurtarit i është përgjigjur negativisht kësaj ftese për mungesë fondesh i është dhënë e drejta ekipit të vendit të dytë në renditjen e Grupit B, që ishte Eagles Basket. E njëjta gjë po ndodh këtë vit në basketbollin e femrave dhe na takon ne të ngjitemi në Grupin A. Ju kujtojmë se kemi bërë edhe pagesën sipas rregullores që i takon pjesëmarrjes në këtë grup”.

Më shumë nga Basketboll