TECH

Apple më në fund rregullon problemin që po shqetësonte përdoruesit e iPhone X

Apple më në fund ka rregulluar problemin e bezdisshëm e ‘autocorrect-it’ të shkronjës ‘i’ pas një sërë ankesash nga përdoruesit.

Përdoruesit e iPhone ishin të frustruar me problemin që ndryshonte shkronjën ‘i’ në një simbol të panevojshëm, duke detyruar Apple të ndërhynte.

Problemi ka prekur përdoruesit e iPhone dhe iPad që kanë shkarkuar iOS 11.1, që konsiderohet së përditësimi i përsosur për iPhone X.

“Sapo kemi nxjerrë një përditësim që rregullon problemin,” shprehet Apple, duke u thënë përdoruesve të ruajnë gjërat e rëndësishme përpara se të kryejnë përditësimin.

Përditësimi gjithashtu rregullon një problem që kishte të bënte me Siri-n.

Ndërkohë Apple ka premtuar një tjetër përditësim në ditët e ardhshme për shkak të disa ankesave të përdoruesve të iPhone X, që pretendojnë se ekrani thyhet, ose nuk jep asnjë shenjë jete nëse bie në kontakt me të ftohtin e madh.

Image result for iphone x autocorrect bug

Më shumë nga TECH