Connect with us

Volejboll

Arben Sako largohet nga Studenti, emërohet trajneri i ri i Erzenit

Arben Sako është trajneri i ri i ekipit të Erzenit në volejboll për meshkuj. Lajmin e ka konfirmuar për mediat Markelian Rexhepi, presidenti i skuadrës shijakase, që ka thënë se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Sako, që sezonin e fundit drejtoi Studentin. Edhe vetë trajneri ka pohuar se do të drejtojë Erzenin sezonin e ri, me synimin për ta rikthyer ekipin shijakas në nivelet e dikurshme.

Arben Sako ne krye te kombetares U-20

Sako do të zëvendësojë në këtë detyrë Rezart Mukën, ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë trajneri i ri i Studentit pas largimit të Sakos. Presidenti Rexhepi konfirmoi gjithashtu se pas trajnerit do të sjellë tek Erzeni edhe disa lojtarë cilësorë, për të ndërtuar një ekip pretendent për titull. Skuadra shijakase sezonin e kaluar nuk mundi të hyjë në fazën e play off-it, dnërsa vitin tjetër synon më shumë.

Sako ka qenë edhe më parë trajner i Erzenit, para se të shkojë te Dinamo, Tirana e së fundi te Studenti. Ai është edhe trajneri i ekipit kombëtar U-20 për djem, me të cilin u shpall nënkampion i Ballkanik dy javë më parë.

Më shumë nga Volejboll