Basketboll

Ardhmëria kampione e Kategorisë së Parë

Skuadra e Ardhmërisë ka marrë sot trofeun e ekipit kampion të Kategorisë së Parë në Basketboll për meshkuj, titull që në fakt e kishte fituar që një javë më parë.

Skuadra e Ardhmërisë ka marrë sot trofeun e ekipit kampion të Kategorisë së Parë në Basketboll për meshkuj, titull që në fakt e kishte fituar që një javë më parë. Ekipi kryeqytetas, që drejtohet nga trajneri Afrim Bilali, është shpallur matematisht kampion që pas fitores ndaj rivalit Superior 7 ditë më parë. Ndërsa sot është luajtur ndeshja e fundit e sezonit të rregullt, ajo ndaj Elbasanit, fituar 66-47 dhe luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

elbasani basket

Nga ndeshja Elbasani-Ardhmeria

Një fitore e merituar e ekipit kryeqytetas, që në sezonin e parë mes të rriturve arrin një rezultat të mirë, duke u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm sportiv. Në përfundim të ndeshjes së sotme, Federata e Basketbollit organizoi edhe një ceremoni, duke dorezuar trofeun për ekipin e Ardhmërisë. Nesër, për këtë kategori, luhet Eagles-Skënderbeu, ndeshje më shumë për statistikë.

Kategoria e parë-Meshkuj, java e 20-të (30 prill)

Elbasani – Ardhmëria, 47-66

Superior pushim

1 maj (e diel)

Eagles – Skënderbeu, ora 14:00 (Asllan Rusi-1)

[interaction id=”5724a42df070832f106763f6″]

Më shumë nga Basketboll