Connect with us

Champions League

Arena ku do të luhet Monaco – City: “Stade Louis II” një nga kuriozitete më të mëdha të futbollit

“Stade Louis II” në Monte Carlo, vendi ku do të mundohet të kalojë në çerekfinalet e Champions League mbrëmjen e së mërkurës, është një nga kuriozitetet më të mëdha të futbollit. Normalisht në këtë fazë të kompeticioneve evropiane, pritet që ekipet të ndeshjen përpara 60,000 tifozëve në një impiant gjigant.

The nine arches at one end of the Stade Louis II offer views of the Mediterranean Sea below and the steep rock faces behind 

Por në vend të tij, City dhe Monaco do të luajnë përpara 18,000 spektatorëve – gjysma e mesatares – në një arenë që kompenson kapacitetin e vogël me stil arkitekturor. Është një mrekulli fakti që “Stade Louis II” ekziston, duke parë se sa e ngjeshur është principata midis Mesdheut dhe kodrave shkëmbore pas tij.

A rare double rainbow appears over the stadium ahead of the Super Cup final between Chelsea and Atletico Madrid in 2012

Duke zënë rreth tre hektarë të distriktit Fontvielle, qëllimi për të pasur një arenë sporti ishte një sfidë e vështirë për arkitektin Henri Pottier në vitet 1930. Zgjidhja e tij ishte zgjuar, duke bërë stadiumin vetëm majën e ajsbergut që gjithashtu përfshinte salla sportive të nëndheshme, zyra, katër kate parking dhe një pishinë me përmasa olimpike.

The Stade Louis II holds just over 18,000 spectators, which accounts for roughly half the population of the principality 

Dhe duke parë që stadiumi është shumë pranë portit piktoresk Cap d’Ail, me ujëra të mrekullueshme dhe një rresht jahtesh luksoze, pamja u ekspozua duke ndërtuar nëntë harqe në njërin krah. Duke parë që ai është krahu i tifozëve vizitorë, mbështetësit e Manchester City do të kenë një pamje spektakolare nga deti.

The stadium mainly hosts football and athletics events, with Monaco's matches in Ligue 1 drawing an average 9,000 crowd

Me aq pak hapësirë në dispozicion në Monaco, natyrisht stadiumi, i cili mori emrin e princit sovran gjatë kohës së konstruktimit, duhet të ishte shumë-funksional. Kjo shpjegon pistën e vrapit. Kapaciteti i stadiumit është 18,523, gati gjysma e popullsisë së principatës, dhe akomodon rreth 9,096 tifozë të cilët shkojnë për të parë ndeshjet e Ligue 1 (mesatarja më e ulët në kampionat). Parkingu katër kate nën hapësirën e barit, me vend për 1,320 makina, ka qenë shpeshherë një problem për trajnerët vizitorë dhe ata vendas.

Stade Louis II will see a rare full house of over 18,000 when Manchester City visit in the Champions League on Wednesday

Alex Ferguson është ankuar duke thënë se ekipi i tij Manchester United nuk ishte në gjendje të luante futboll tërheqës kur shkuan për të luajtur në çerekfinalet e Champions League më 1998, duke barazuar 0:0 përpara se të fitonin brenda në “Old Trafford”. Arsene Wenger, i cili e njeh mirë Monaco-n pasi ka trajnuar aty, gjithashtu ka shprehur shqetësimet e tij kur vizitoi me Arsenalin e tij në vitin 2015.

The original stadium was constructed back in 1939 and was rebuilt in the current form during the mid-1980s

Kur ka shi të rrëmbyeshëm, shkëmbinjtë e mëdhenj nuk të ndihmojnë shumë, çka do të thotë se edhe kur bie dielli, duhen drita artificiale pasi nuk shihet mirë. Por disa e shijojnë këtë vend.  “Stade Louis II” është një vend tërheqës në një qytet luksi, të mbushur me kazino, restorante dhe lokale nate si askund tjetër.
An exterior view of the nine arches that form a stunning architectural view at the away end of the Stade Louis II 

 

Më shumë nga Champions League