Futboll

Argjentina harron Messi-n, përgatitet për Brazilin me “poker”

Argjentina ka fituar 4-0 miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme kundër Irakut. Pavarësisht se nuk është bërë fjalë për një kundërshtar të nivelit të lartë, lojtarët e Scaloni-t kanë bërë të harrohet për një moment mungesa e Leo Messi-t, i cili vazhdon të mos grumbullohet me kombëtaren pas dështimit në Kupën e Botës.

Kjo ka ndodhur falë golave të realizuar nga Lautaro Martinez (18′), Pereyra (53′), Pezella (82′) dhe Cervi (91′).

Një fitore dhe paraqitje bindëse për lojtarët e Scaloni-t, të cilët pesë ditë më mbrapa, më 16 tetor, do të luajnë një miqësore tjetër. Këtë herë kundërshtarit do të jetë i frikshëm, sepse përballë “Albiceleste”-s do të jenë pesë herë kampionët e botës të Brazilit.

Më shumë nga Futboll