• Argjentina ka një plan rokambolesk me Messin…

    Publikuar: 13 Apr 1:00

    Claudio Tapia, presidenti i AFA (Federatës Argjentinase të Futbollit) kërkon ta bindë Messin për të shkuar në Cyrih më 4 maj, për të diskutuar mbi dënimin e tij, për të bërë mbrojtjen personale nga sanksioni prej katër ndeshjesh pezullim, që mori pas ndeshjes me Kilin. E enjta e 4 majit do të jetë shumë e rëndësishme për të arritur një ulje të dënimit. Vetë presidenti Tapia do të udhëtojë drejt Barcelonës për ta bindur yllin e Albiceleste, që ta ndërmarrë këtë veprim.

    Tinelli, drejtues i kombëtares së Argjentinës, e tha këtë gjë në TV: “Presidenti Tapia do të udhëtojë drejt Barcelonës jo për të disukutuar mbi pasardhësin e Bauza, por vetëm për t’u takuar dhe diskutuar me Messin. Në lidhje me temën e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, gjërat janë të qeta, sepse nuk është koha tani (Argjentina do të luajë një miqësore me Brazilin, më 9 qershor, në Australi, një tjetër me Singaporin dhe kualifikuesen e radhës me Uruguajin më 31 gusht).”


    Lexo postimet e tjera