RUSI 2018

“Argjentina pa Leo Messin është një ekip normal”

Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia, pranoi sot se, kur Lionel Messi mungon, ata (Argjentina) është një ekip normal, dhe se “Albiceletse” nuk janë kandidatë për të fituar Kupën e Botës, që do të luhet kësaj vere në Rusi, e cila do të fillojë më 13 qershor. “Ne jemi të varur nga Messi. Jemi të fortë me të, ndërsa pa Leon jemi një ekip normal. Edhe pse mësojmë të luajmë pa praninë e tij, ne gjithmonë do të varemi nga futbolli i Messit, sepse në një sekondë mund ta ndryshojë fatin e lojës”, – tha ai. Përveç kësaj, Biglia, i cili ka qenë në skuadrën kombëtare që nga viti 2011, pjesë e Botërorit të Brazilit 2014, tha se tani Argjentina “nuk është një kandidat” për të fituar titullin në Rusi, pasi është prapa të tjerëve, të konsideruar favoritë. “Trajneri Sampaoli ka ndryshuar sistemin e lojës në kombëtaren tonë. Ai erdhi në një moment të vështirë dhe mori në duar një “patate të nxehtë”. Ne duhet të punojmë që të mos transformohemi nga një kundërshtar i vështirë. Nëse shkojmë në Kupën e Botës duke menduar për finalet që kemi humbur, do të zbresim më poshtë. E mira është që të lëmë gjithçka prapa dhe të fillojmë një ëndërr të re”, – përfundoi Biglia.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018