RUSI 2018

Argjentina përjashton Higuain, gurmbullon Icardi-n

Gonzalo Higuain nuk është pjesë e listës së të grumbulluarve nga Argjentina për sfidat eliminatore për Rusi 2018, kundër Uruguai dhe Venezuela, që do të zhvillohen më 31 gusht dhe 5 shtator. Zgjedhja e bërë nga trajneri Sampaoli është bërë për arsye teknike. Por pjesë e formacionit bardhekaltër do të jetë Mauro Icardi, ndërsa është kthyer edhe “Kun” Aguero.

Portierë: Romero (Manchester United), Rulli (Real Sociedad), Guzman (Tigres)
Mbrojtës: Mascherano (Barcellona), Fazio (Roma), Otamendi (Manchester City), Mercado (Siviglia), Pareja (Siviglia)
Mesfushorë: Banega (Siviglia), Biglia (Milan), Augusto Fernandez (Atletico Madrid), Paredes (Zenit San Pietroburgo), Pizarro (Siviglia), Di Maria (Paris Saint-Germain), Pastore (Paris Saint-Germain), Salvio (Benfica), Lanzini (West Ham), Acuna (Sporting Lisbona)
Sulmues: Messi (Barcellona), Dybala (Juventus), Icardi (Inter), J.Correa (Siviglia), Aguero (Manchester City).

Më shumë nga RUSI 2018