Futboll

Argjentina publikon listën, përjashtohen Icardi e Dybala

Janë 27 futbollistët e grumbulluar nga trajneri i ekipit përfaqësueses të Argjentinës, Jorge Sampaoli, në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore që kombëtarja bardhekaltër do të diskutojë në fund të muajit mars, respektivisht ndaj Italisë dhe Spanjës. Me të publikuar lista zyrtare e futbollistëve të grumbulluar nga Sampaoli, konfirmohet mungesa te Argjentina, e sulmuesit të Inter, Mauro Icardi dhe yllit të Juventus Paulo Dybala.

Imazh i ngjashëm

Nga ana tjetër konstatohet prezenca e bomberit bardhezi Gonzalo Higuain, sikurse e sulmuesit të Manchester City, Aguero, pavarësisht dëmtimit të këtij të fundit. I grumbulluar nga Sampaoli është edhe futbollisti i ardhshëm i Inter, Lautaro Martinez, që aktualisht luan për Racing.

Portierë: Romero, Guzman, Caballero.

Mbrojtës: Rojo, Funes Mori, Otamendi, Acuna, Tagliafico, Mercado, Bustos, Fazio.

Mesfushorë: Mascherano, Paredes, Lo Celso, Biglia, Banega, Di Maria, Salvio, Pablo Perez, Maxi Meza.

Sulmues: Higuain, Messi, Aguero, Perotti, Pavon, Lautaro Martinez.

Më shumë nga Futboll