RUSI 2018

Zyrtare, një argjentinas do të jetë në finalen e Kupës së Botës

FIFA ka emëruar argjentinasin Nestor Pitana si arbitrin e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë.

43-vjeçari ka drejtuar ndeshjen e parë të turneut mes Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe ishte në fushë edhe për çerekfinalen e Francës me Uruguain, si dhe në Kroaci Danimarkë.

Atij do t’i bashkohen asistentët Hernan Maidana dhe Juan Belatti.

Franca ka rezervuar finalen e Moskës pas fitores ndaj Belgjikës, ndërsa Kroacia mposhti Anglinë gjatë kohës shtesë dhe do të luajë finalen e parë të historisë së saj.

Më shumë nga RUSI 2018