Kategoria Superiore

Argjentinasi Sosa largohet nga Laçi

Argjentinasi Alfredo Rafael Sosa ka shkëputur sot marrëdhëniet me klubin kurbinas. Ndërprerja e kontratës është bërë me mirëkuptim të plotë mes futbollistit në fjalë dhe presidentit të kurbinasve, Pashk Laska. Mesfushori 27-vjeçar u afrua gjatë merkatos së dimrit, u aktivizua në 10 ndeshje, nuk ka shënuar asnjë gol me bardhezinjtë. Kështu, pas kroatit Stipe Buljan, një tjetër i huaj largohet nga skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë.

Sosa ka luajtur më parë me tre skuadra të tjera me emër në vendin tonë. U afrua te Dinamo në sezonin 2009-2010, ku fitoi dhe titullin e parë kampion në Shqipëri. Karriera e tij vazhdoi te Skënderbeu një sezon më vonë, ku edhe aty u shpall kampion, duke fituar trofeun e dytë në Shqipëri. Më pas, një vit te Sheriff Tiraspol në Moldavi, për tu rikthyer në sezonin 2012-2013 te Flamurtari. Me skuadrën vlonjate, në 14 ndeshje të luajtura arriti të shënojë vetëm një gol.

Alfredo Rafael Sosa ka prishur me mirëkuptim kontratën me Klub Futboll Laçin. Argjentinasi është larguar dy ditë më parë nga Shqipëria!I urojmë suksese Sosës !!!#ParaLaci

Posted by K.F Laçi on Monday, June 8, 2015

Pas një periudhe pushimi, u rikthye në Superiore, duke veshur fanellën e Laçit. Por me kurbinasit nuk ishte lojtari më i dalluar, ku në shumicën e ndeshjeve është aktivizuar nga stoli ose është zëvendësuar shpejtë.

[total-poll id=35462]

Më shumë nga Kategoria Superiore