Volejboll

Ariola Prenga: Fitorja ndaj Austrisë, një hakmarrje për zhgënjimin në Tiranë

Fitorja 3-2 që Shqipëria arriti dje në mbrëmje ndaj Austrisë në ndeshjen e pestë të Grupit B në Ligën e Europës ka qenë një hakmarrje për kombëtaren e femrave në volejboll, që jo vetëm ka konsoliduar vendin e dytë por dhe konfirmuar kualifikimin për në fazën finale të Divizionit të Argjendtë. Mbi të gjitha, një fitore me përmbysje e vajzave kuqezi, që ishin në disavantazh 0-2 me sete, por në fund arritën të triumfojnë ndaj kryesueseve të grupit.

Kapitenia e kombëtares kuqezi Ariola Prenga, pas ndeshjes tha: “Jam shumë e lumtur për këtë fitore, të gjitha vajzat janë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Austria ka një ekip të fortë dhe këtë gjë e tregoi edhe në Tiranë. Por pas humbjes në ndeshjen e parë, për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja në përballjen e kthimit dhe ia dolëm mbanë. Dua të falënderoj skuadrën dhe stafin për këtë sukses, që na jep më shumë besim për të ardhmen”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll