Kombëtarja

Arlind Ajeti mbetet në Seria A, transferohet te Crotone

Klubi i Futbollit të Crotone në Itali njofton se ka marrë në formë huazimi, me të drejtën e shpengimit të plotë nga “Football Club Torino” lojtarin shqiptar, Arlind Ajeti. I lindur në Bazel (Zvicër) më 25 shtator 1993, shqiptar i natyralizuar është një mbrojtës qendror me cilësi të mira teknike dhe fizike, shumë i mirë në shënim dhe lojën në ajër. Ai luajti me të rinjtë e Bazelit, sikurse me ekipin e parë bëri debutimin e tij në Superligën e Zvicrëë.

Me këtë skuadër të njohur helvete ka fituar tre tituj kampioni dhe një kupë kombëtare. Arlind Ajeti në dy sezonet e kaluara ka luajtur në Seria A italiane, me Frosinone dhe Torino. Fuqia e ndërkombëtarit shqiptar, që luajti në Kampionatin e fundit Europian të Francë, është te fiziku i admirueshëm. Ajeti, gjithashtu mburret me 18 paraqitje në garat ndërkombëtare, si Liga e Kampionëve dhe “Europa League”.

 

Më shumë nga Kombëtarja