Kampionati Shqiptar

Arlind Kalaja firmos zyrtarisht për 2 vite me Kukësin

Pas bisedimeve intensive dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin shkodran, Arlind Kalaja. Mesfushori-sulmues është përforcimi i parë në kuadër të ndeshjeve të Kupave të Europës, ku nënkampionët e vendit do të marrin pjesë së afërmi. Produkt i ekipit të Vllaznisë, Kalaja ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me FK Kukësi.

Klubi verilindor i uron 22-vjeçarit mirëseardhjen dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. Duke qenë se klubi, drejtori, menaxherët dhe presidenti po bisedojnë me shumë futbollistë, FK Kukësi iu lutet mediave dhe gazetarëve të mos abuzojnë me emra të përveçëm dhe të arrijnë në konkluzione. Çdo marrëveshje e arritur do të njoftohet përmes faqes zyrtare të klubit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar