Formula 1

Arma sekrete e Ferrarit është një merimangë…

Transformimi magjik i makinës Ferrari në garën e fundit në Kanada ka befasuar të gjithë, një makinë e avashtë në provat e lira të ditës së premte, që bëri mrekullinë të shtunën duke marrë “pole position” dhe fituar të dielën në pistën e Montreal. Por për punonjësit dhe pilotët e “kokëkuqes” ky ndryshim nuk është rastësi dhe ka ardhur për meritë të një mekanizmi që jndodhet në fabrikë, në Maranello dhe që quhet “merimanga”. Ky emër ka ardhur për shkak të formës së kësaj aparature gjigande, e cila ndodhet 3 metra mbi tokë dhe që në fakt është një simulator i garave të Formula 1.

“Merimanga” është një strukturë prej hekuri, ku mund të hysh vetëm përmes një shkalle dhe vendosja në një distancë 3 metra nga toka nuk është një rastësi, pasi i jep mundësi kësaj pajisje gjigande të rrutullohet dhe duke analizuar të gjitha pjesët e një makine. Në brendësi të saj gjithçka është reale me përjashtim të pistës, që është virtual dhe e projektuar në një ekran 3D.

Në këtë strukturë hyjnë pilotët, që simulojnë garën në bazë të të dhënave të caktuara dhe marrin më pas një informacion të detajuar. Ky informacion dergohet me urgjencë në bokse ku ndodhet skuadra gati për garë. Informacioni i marrë para garës së Kanadasë i dha mundësi skuadrës që të bëjë të mundur ndryshimet e nevojshme dhe Sebastian Vettel, ditën e shtunë kishte në dispozicion një makinë krejt ndryshe nga ajo e ditës së premte.

Më shumë nga Formula 1