Futboll

Armando Cungu: “Ky nuk është 100% i Vllaznisë!”

Ka kaluar me sukses ndeshjen e parë të sezonit, dhe veç fitores e tre pikëve, ajo që kënaq trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu, është fakti që ekipi i tij ka bërë më së miri atë që ka nevojë Vllaznia, të mbajë topin në këmbët e veta. “Çdo gjë foli për ne gjatë 90’ minutave, ndonëse munguan finalizimi dhe golat. Duhen individë të caktuar që në momente të caktuara të mund të zgjidhin situatën. Vllaznia ka nevojë të mbajë topin në këmbët e saj dhe sot e bëri më së miri. Gjithsesi, ky nuk është 100% i ekipit tonë.Sezonin e kaluar Vllaznia ishte në vendin e V-të dhe të VI-të, madje edhe në vendin e IV-t, duke u diskutuar për në Kupat e Europës deri pak javë para përfundimit të kampionatit. Edhe pse e mbyllëm kampionatin në vend të VII-të, ishim me pikë të barabarta me vendin e V-të. Pavarësisht të gjithave, Vllaznia e sezonit të kaluar ishte më e bukura e viteve të fundit, por këtë vit shpresoj të jetë më mirë”, u shreh Cungu.

“Nuk është e lehtë për të arritur Europën, nuk është e lehtë për të thyer Skënderbeun, Partizanin, Kukësin, Flamurtarin që kanë bërë investime. Mos harroni se nuk janë pa gjë Laçi, Teuta, Gjirokastra apo Kamza, që shihet lehtësisht se çfarë investimesh kanë bërë. Kampionati do të jetë i vështirë, por Vllaznia nuk duhet ta diskutojë mbijetesën dhe të jemi sa më pranë katërshes së parë. Më pas nuk i dihet se çfarë sjell kampionati. Edhe vjet ishim për Europë, por në fund luajtëm për mbijetesë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.

Më shumë nga Futboll