Kombëtarja

Armir Grima: Të tregohemi të matur ndaj Zvicrës!

Kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të luajë të premten, në “Elbasan Arena, ndeshjen kundër Zvicrës, në kuadrin e grupit të saj, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Skocia dhe Polonia. Trajneri Armir Grima ka dalë në konferencën e zakonshme para sfidave të tilla, duke nënvizuar ndër të tjera: “Pas kualifikimit në turin paraleminator, duhet të jemi të matur. Me rëndësi të madhe është të dimë se nga vijmë dhe çfarë brumi kemi. Në këto eliminatore duam të bëjmë diçka më shumë, jo të jemi të fundit. Le të konfirmojmë rritjen e futbollit të femrave është në vendin tonë. Të shpërblejmë interesimin që ka treguar federata për këtë sektor. Zvicra është kokë grupi, ndaj mund të hamendësohet vështirësia që paraqet.

Luajmë në fushën tonë dhe do të bëjmë të pamundurën për sukses. Pa pasur presionin e rezultateve, duhet të vazhdojmë ecurinë e ndeshjeve që kemi bërë deri tani. Na penalizojnë mungesat, por do të shihni një Shqipëri të bukur në fushën e lojës. Nuk mund të flas për skemën që do të përdorim aktualisht, sepse kemi ende 2-3 pikëpyetje. Mbi të gjitha shpresoj te jemi solidë përballë Zvicrës. Pjesa më e madhe e skuadrës është nga Vllaznia, e cila ka një muaj që bën stërvitje. Pra, lojtaret e saj janë më në formë. Luajmë në Elbasan, ku mbështetja e tifozëve ka qenë maksimale në të kaluarën. Uroj që kjo të ndodhë edhe nesër.”

 

 

Më shumë nga Kombëtarja