Futboll

Arrigo Sacchi jep verdiktin, ja kush e fiton Serinë A

Trajneri Arrigo Sacchi ka folur në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, duke dhënë parashikimin e tij për këtë sezon të Serisë A. Njeriu që firmosi një cikël të artë me Milanin u shpreh se ka mbetur i mahnitur nga loja e skuadrës së Napolit, që sipas tij do të fitojë kampionatin. “Vlerësim maksimal për trajnerin Maurizo Sarri, pasi e ka propjektuar që tani skuadrën tek e ardhmja. Nuk ka lojtarë të mëdhenj në dispozicion, por kjo është skuadra që bën lojën më të bukur dhe me më shumë vlera në kampionat”, tha Sacchi.

Më tej, Sachi ka vlerësuar disa nga lojtarët e skuadrës napoletane. “Shumë lojtarë janë përmirësuar ndjeshëm, si Koulibaly, Ghoulam, Mertens, Insigne etj. Titulli kampion do të ishte çmimi i duhur për bukurinë e lojës dhe kënaqësisë që na japin. Problemi i vetëm i Napolit janë paratë, pasi nuk ka burimet e duhura financiare për të zëvendësuar yjet, siç i ka Juventusit. Gjithsesi, sido që të shkojë, për mua Napoli dhe Sarri janë fitues”, u shpreh Sacchi, që tha edhe se Interi ka shanse të përmirësohet në të ardhmen dhe se Gattuso do të arrijë të marrë maksimumin nga skuadra e Milanit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll