Champions League

Arrigo Sacchi: Kjo skuadër e fiton Ligën e Kampioneve

Ish-trajneri i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, është i sigurt se Juventusi ka gjithçka duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ish-trajneri i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, është i sigurt se Juventusi ka gjithçka duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Bardhezinjtë kanë dominuar futbollin italian, duke fituar pesë titujt të njëpasnjëshëm të Seria A. Ata janë në rrugën e duhur për një tjetër “Scudetto”, por gjigandët e Torinos e kanë vendosur fokusin e tyre te lavdia europiane. Finalistë të Champions-it në sezonin 2014-2015, Juvja e Massimiliano Allegrit do të përballet me portuguezët e Portos në 1/8 finale, muajin e ardhshëm. Sacchi mendon se është koha e Juves që të shkëlqejë, në kërkimin të një trofeu të tretë të Ligës së Kampionëve dhe të parit që nga viti 1996.

sachi

“Jam i sigurt se ky mund të jetë viti i duhur për Juventusin, në Europë, – ka thënë Sacchi në një intervistë me “La Stampa”. – Nëse ju shikoni klubet e tjera të mëdha në kontinent, ato janë duke luftuar. Vetëm shikoni se si Real Madrid kishte hall të fitonte Kupën e Botës për Klube, në kohën shtesë. Në krye të Premier League janë Chelsea dhe Liverpool, dy ekipe që nuk janë në Ligën e Kampionëve. Juve ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve: Një trajner të mirë, lojtarët e duhur dhe klubin. Ata vetëm duhet të besojnë në veten e tyre më shumë.

juventus-cropped_dnvd5lvlnerp19dkruyd5kqx1

Gjatë 40 viteve të fundit, trofeu i Ligës së Kampionëve ka shkuar për ata që dominojnë, përveç dy ose tri përjashtimeve. Bardhezinjtë ka epërsi në aspektin e besimit, rregullit dhe stilit, që unë nuk e shoh kund tjetër në Itali. Në fakt, duke parë më tej, besoj se Juve do të jetë një nga dy ose tri top-skuadrat në botë, kur është fjala për organizimin dhe vizionin e së ardhmes.”

 

Më shumë nga Champions League