Merkato

Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Inter do të shkojë te Juventus

Përfaqësuesit e klubit të Valencia kanë udhëtuar për në Itali ku do të takohen me drejtuesit e Juventus dhe Sassuolo për të vendosur të ardhmen e Joao Cancelo dhe Simone Zaza.

Cancelo la një përshtypje të mirë gjatë sezonit të parë në Serie A, i huazuar te Inter, por zikaltërit nuk mund të paguajnë 33 milionë euro për blerjen përfundimtare të portugezit, sepse nuk ia lejon “fair play financiar”.

Juventus duket se është gati të plotësojë kërkesat financiare të Valencia, duke qenë se i duhet një mbrojtës i djathtë për të zëvendësuar Stephan Lichtsteiner, i cili shkoi te Arsenal. Drejtuesi Marotta ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë portugezin të cilin e cilësoi si “top player”.

Krahas kësaj çështje, Valencia do të mbyllë edhe huazimin e Zaza te Sassuolo, ku ai shkëlqeu në vitin 2015 përpara se të luante me Juventus, West Ham dhe Valencia, ku shënoi 13 gola në sezonin e kaluar, por shprehu dëshirën për t’u larguar nga La Liga.

Më shumë nga Merkato