La Liga

Godet Atletico, arrin marrëveshjen për yllin e Ligue 1 për 80 mln euro

Francezja e mirënjohur e L’Eqiupe raporton se marrëveshja mes Atletico Madrid dhe Monaco është arritur.

Sulmuesi i shumëkërkuar francez Thomas Lemar do të transferohet te klubi i kryeqytetit spanjoll duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

AS Monaco dhe Atletico kanë arritur marrëveshjen gjatë pasdites së martë për transferimin e 22-vjeçarit.

Akoma nuk është konfirmuar shifra që do të paguajë klubi spanjoll, por ajo pritet të jetë diku te 80 mln euro.

Lemar u kërkuar nga shumë klube verën e kaluar, përfshi edhe Arsenal, por klubi i tij nuk donte ta linte të largohej pasi kishte humbur shumë lojtarë titullarë si Mbappe dhe Bernardo Silva.

Këtë verë e kishte radhën ai për t’u larguar, dhe ka zgjedhur ekipin e Diego Simeone-s.

Më shumë nga La Liga