Connect with us

Futboll

Arrihet marrëveshja, Sevilla merr sulmuesin e Inter?!

Tanimë është zyrtare, Steven Jovetic është futbollisti i ri i Sevilla. Lojtari nga Maili i Zi, që në ditët e fundit kishte deklaruar publikisht se donte të largohej nga Inter, ka shkuar në selinë e klubit zikaltër, bashkë me menaxherin e tij Fali Ramadani, për të përcaktuar detajet e fundit e transferimit të tij në Spanjë, duke marrë lejen e transferimit. Në këtë mënyrë, pas një vit e gjysmë, mbyllet aventura e sulmuesit në Milano me fanellën e Inter.

Striker Stevan Jovetic made an appearance for Inter Milan against Pescara on Sunday

Në mëngjes, drejtori sportiv i Sevilla, Monchi, kishte konfirmuar bisedimet me Jovetic, por duke treguar se jo gjithçka ishte zgjidhur. “Ka një problem me klubin e tij, – tha ai. – Inter kërkon një shumë paràsh që ne nuk mund ta paguajmë. Nëse futbollisti lirohet atëherë jemi gati ta marrim. Dëshira e tij është të luajë me Sevilla dhe derën e ka të hapur, por më parë duhet të marrë lejen e Inter.” Në momentin që Joventic mori lejen e Inter, atëherë huazimi i tij, me të drejtë blerje në fund të sezonit, mund të konsiderohet i mbyllur.

[interaction id=”5873b807122b4b812e143177″]

Më shumë nga Futboll